Maqedoni

Kontesti rreth emrit, Server: RM larg NATO-s, mundësi për tensione ndëretnike

30.03.2018 11:37

Daniel Server ka rikjujtuar politikanët në Uashington, se moszgjidhja e cështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë...

Daniel Server ka rikjujtuar politikanët në Uashington, se moszgjidhja e cështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, do të pamundësonte antarësimin e Maqedonisë në NATO, duke  u bërë ndoshta shkas për tensione të reja ndëretnike. 
 
Në një intervistë për MIAN, profesori i universitetit  “Xhon Hopkins” në Uashington, thotë se edhe nëse nuk arrihet të gjendet një zgjidhje e përbashkët , Maqedonia duhet të hyjë në NATO nën referencën e përkohshme.
 
“Shumë politikan në Uashington duhet të kuptojnë se mos zgjidhja  për  të hyrë Maqedonia në NATO është shkak  për tensione ndëretnike. Nëse garnitura qeverisëse në Greqi e udhëhequr nga Siriza, nuk mundet të merret vesh me Demokracinë e Re opozitare dhe me partnerin e koalicionit Grekët e Pavarur, Maqedonia patjetër duhet që të hyjë në NATO. Jemi  në një  situatë kur Rusia përhap konfrontime dhe tregon agresion në Europë dhe në Ballkanin Perëndimor thotë Server.  I pyetur se çfarë humb Greqia nëse kontesti me emrin nuk zgjidhet, Server mendon se nuk do të ketë pasoja direkte mbi Athinën, por mund të ketë pengesa në marrjen e kredive, turistët amerikan nuk do ta vizitojnë Greqinë, por edhe do të ketë pakënaqësi nga pakicat që jetojnë në territorin e Greqisë, siç janë shqiptarët dhe maqedonasit.