Ligji për përdorimin e gjuhëve, Zaev: Frika për Ligjin e gjuhëve, gënjeshtër

30.03.2018 18:17

Pas deklarimit të kryetarit të kuvendit se nuk do ta hedhë firmën e tij në vend të presidentit....

Pas deklarimit të kryetarit të kuvendit se nuk do ta hedhë firmën e tij në vend të presidentit për ta dërguar Ligjin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare, kryeministri, Zoran Zaev, tha se po shqyrtohen dy iniciativa. Njëra është që ai të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, e tjera, që është duke u punuar nga shërbimet juridike të Kuvendit.

Ai sërish ftoi presidentin e vendit që ta nënshkruajë dekretin për Ligjin e gjuhëve që të mos pengojë investimet për të cilat kanë nevojë reale qytetarët e Maqedonisë.

“Bllokimi i ligjit për mua pa përjashtim do të thotë se dikush frikësohet që ky ligj të marrë jetë. Kur të shoh dritë ligji, atëherë qytetarët do të kuptojnë se frika ka qenë gënjeshtër. Nëse këto fjalë për dike janë sfidë, le ta lëshojë fillimisht ligjin, ta nënshkruajë, mendoj në kryetarin e shtetit, ta heqim debatin mbi këtë çështje, të jetojë ligji dhe të shohim se sa e duam shtetin dhe se si të gjithë jemi të fokusuar në atë që do thotë ‘Jetë për të gjithë’”,- tha kryeministri i RM-SË, Zoran Zaev. (Naim Ramadani, TVM2)