Takimi Zaev-Ahmeti, Zaev: Në fokus, emri dhe zgjerimi i koalicionit

30.03.2018 18:39

Në takimin e djeshëm midis Kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.....

Në takimin e djeshëm midis Kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti janë diskutuar temat aktuale e që kanë të bëjnë me reformat, negociatat për emrin dhe zgjerimin e shumicës parlamentare, tha Zaev.

“Shfrytëzova mundësinë që të njoftoj për momentet e reja që ndodhin me Greqinë lidhur me problemin që ka Greqia me emrin tonë kushtetues. Folëm për procesin e reformave. Duhej patjetër të ndajmë atë që institucionet e mendojnë me kreun BDI-së, sepse aty ka 10 deputetë të cilët presim mbështetje për ligjet e reformave. Folëm për zgjerimin e koalicionit. Duam që ta rrisim dhe ta bëjmë më stabile shumicën parlamentare për shkak se në RM priten vendime serioze”,- u shpreh kryeministri i RM-së, Zoran Zaev.

Zaev gjithashtu njoftoi se në kabinetin e kryetarit të kuvendit ka diskutuar edhe agjendën që ka të bëjë me ligjet e reformave që duhet miratuar.

Duam që deri më 15 prill, përkatësisht dy ditë para publikimit të raportit të KE-aë, ligjet e harmonizuara të miratohen në kuvend, tha Zaev.

Ai shtoi se pas 17 prillit pret që Maqedoninë do ta vizitojnë zyrtarë të lartë të BE-së, përkatësisht komisionierët, Frederika Mogerini dhe Johanes Han. (Naim Ramadani, TVM2)