“La Repubblica”: Papa Françesku deklaroi se ferri nuk ekziston
Zyrën e shtypit të Selisë së Shenjtë në Vatikan është përfshirë në një skandal...

Zyrën e shtypit të Selisë së Shenjtë në Vatikan është përfshirë në një skandal mediatik pas një interviste të Papa Françeskut për gazetarin dhe themeluesin e të përditshmes së njohur italiane “La Repubblica”.
Sipas medias italiane, me rastin e Festës së Pashkëve, themeluesi i gazetës “La Repubblica”, gazetari, Eugenio Scalafari, është takuar me Papa Françeskun në rezidencën e tij “Santa Marta”, në të cilën ka zhvilluar dhe një intervistë.
“Ferri nuk ekziston, shpirtrat mëkatarë zhduken, shpirtrat mëkatarë nuk dënohen, e ata që pendohen, marrin faljen e Perëndisë dhe shkojnë në radhët e shpirtrave që e plotësojnë atë e ata që nuk pendohen, nuk meritojnë faljen dhe zhduken”,- citohet të ketë deklaruar, Papa Françesku, mbi ekzistencën ose jo të Ferrit.
Por, menjëherë pas publikimit të saj, zyra e shtypit të Vatikanit ka reaguar duke mohuar kategorikisht Papa Françeskut të ketë dhënë një deklaratë të tillë.
“Gjithçka e publikuar është fryt i interpretimit të gazetarit ku nuk janë cituar fjalët e thëna nga Papa Françesku. Asnjë presje e këtij artikulli nuk duhet konsideruar si një transkriptim besnik i fjalëve të Papa Françeskut”,- thuhet në reagimin e Vatikanit.
