Maqedoni

Ndërron jetë akademiku Cvetan Grozdanov

31.03.2018 13:38

Anëtari i rregullt i Akademisë së shkencave dhe arteve të Maqedonisë, Akademiku Cvetan Grozdanov mbrëmë ka ndëruar jetë në Shkup...

Akademiku Grozdanov ka lindur më 5 mars të vitit 1936 në Ohër, ndërsa studimet i ka kryer në fakultetin filozofik në Beograd ku edhe ka diplomuar dhe ka mbrojtur doktoraturën.
 
Në vitin 1985 është zgjedhur si profesor i rregullt në fakultetin filozofik në Shkup.
 
Ai ishte ministër i Kulturës në Qeverinë e parë të Republikës së Maqedonisë në vitin 1991/92.