Maqedoni
Negociatat për kontestin me emrin, Bilalli: Ka progres,të vazhdohen negociatat; Ndryshimet kushtetuese, Bilalli: Është kërkesë jokorrekte
31.03.2018 14:58
Në Vjenë negociatorët për çështjen e emrit së bashku me ndërmjetësuesin Metju Nimic...

Në Vjenë negociatorët për çështjen e emrit së bashku me ndërmjetësuesin Metju Nimic kanë tentuar të precizojnë detajet në segmente të caktuara e që kanë të bëjnë me përdorimin e emrit dhe ndryshimet kushtetuese vlerson analisti politik Mersel Bilalli.
Ai sheh progres në negociata dhe lehtësi për ta vazhduar procesin.
“Mendoj se medijatori me siguri ka instistuar në segmentet e së drejtës ndërkombëtare që çdo zgjidhje të ketë mbulesë juridike ndërkombëtare pasiqë është pjesë e procesit të KB-së. Jam i bindur se bisedat sido që të jenë mendoj se është pozitive sepse është arritur një progres deri në këtë masë mandje edhe sikur të mos të përfundojë nuk jam i mendimit se duhet të drmatizohet se dështuan apo nuk dështuan bisedimet. Pasi është arritur një nivel lehtë është që të vazhdohet edhe më tutje mandje edhe pas kalimit të pjesës së parë të gjysëmvjetorit”, shprehet analisti politik Mersel Bilalli.
Kërkesa e palës greke për të ndryshuar gjithkund në kushtetutë emrin Maqedoni, është jo korrekte thotë Bilalli.
“Çështja e emrimit të brendshëm është çështje e sovranitetit të plotë të shtetit. Së fundi edhe Greqia ka një emër të brendshëm i cili nuk përdoret as në komunikim bilateral as multilateral. Kështuqë eventualisht mund të bëhet ndonjë ndryshim i mundshëm që të futet ndonjë fjali se në përdorim ndërkombëtarë, bilateral dhe multilateral të përdoret emri për të cilin do të merren vesh palët, por atë që kërkon pala që e gjithë kushtetuta të ndrrohet dhe çdo kund ku është fjala republika e Maqedonisë të ndrrohet me emrin e kontraktuar nuk qëndron askund në botë”, shprehet analisti politik Mersel Bilalli.
Bilalli shpreson se edhe pa ndonjë marrëveshje finale nga palët në negociata, Maqedonia të merr ftesë për anëtarsim në NATO dhe fillimin e negociatave për antarsim në BE.
NAIM RAMADANI
