Maqedoni
Qytetarët: Kreditë, zgjidhje e mungesës së parave; Kreditë bankare, Idrizi: Shtohet numri i qytetarëve që marrin kredi
31.03.2018 15:20
Kriza politike 2 vjecare që përfshiu Maqedonin stagnoi ekonominë në cdo segment të saj, por pasojat ekonomike të krizës...

Kriza politike 2 vjecare që përfshiu Maqedonin stagnoi ekonominë në cdo segment të saj, por pasojat ekonomike të krizës, i rënduan qytetarët dhe më tepër.
Standardi i ulët në vend ,detyron qytetarët që të jenë kreditorë në banka të ndryshme edhe pse me norma të larta të interesit krahasuar me pagat që marrin. Qytetarët , kreditë në banka, i shohin si zgjidhjen e fundit.
“Kamata është por me vend aq sa është dhe na kryen punë .Mua për teknikë të bardh mu desh tëmarr kredi, por njerëzit marrin edhe për banesa. Ato të holla asnjëherë nuk I arrijnë dot me këtë standart”...
“Nuk kam marrë asnjëherë, meqë nuk kam marrë kredi , nuk e di se si jan normat e interest”...
“Në krahasim me Europën, janë të larta por kur s’ke zgjidhje, patjetër te merret kredi. Zakonisht marrin njerëzit për banesa por edhe për luks. Kam jetu në Europë dhe e di se si është niveli atje dhe ktu”, shprehen qytetarët.
Nga sektori bankar thonë se Maqedonia ka arritur që relativisht mirë ta përballoj krizën ekonomike politike dhe se është realizuar rritje e depozitave prej 6.2 përqind, por nga ana tjetër është shtuar ndjeshëm shuma e kredive nga ana e qytetarëve.
Fatmir Idrizi nga Stopanska Banka thotë se qytetarët duhet që të mendojnë mirë se për cfarë ju duhen kreditë që marrin nga bankat dhe paratë t’i investojnë aty ku mjetet e marra, do të mund të krijojnë vlera të reja.
“Kreditimi qytetarëve është një shumë shumë e lartë dhe ai në vitin e kaluar ka qenë 2.3 miliardë dhe rritja për vitin e kaluar ka qenë relativisht e lartë 9.7 përqind. Qytetarët më tepër janë të interesuar për kreditë konsumatore, ku ka disa lloje dhe ajo është një shifër prej 1.1 miliardë, pastaj vijnë kreditë banesore diku prej 642 milion euro dhe në grupin e tretë janë kartelat kreditore , që kapin një shumë prej 200 milionë eurosh”, shprehet drejtori në kabinetin e drejtorit general të “Stopanska Bankës”, Fatmir Idrizi.
Idrizi thotë se në përgjithësi gjendja ekonomike shkon drejt stabilizimit duke parë dhe gjendjen e kompanive në vend dhe sqaron se niveli i “kredive të këqija”, sa i përket sektorit të biznesit, është ulur ndjeshëm.
GAZMEND REXHEPI
