Maqedoni
Inaguarohet Gjykata e re Themelore, fillim i ri, Xhollev:Bukuria do të vjen nga brenda; Lënda e parë në objektin e ri: “Titanik” dhe Nikolla Gruevski
31.03.2018 16:07
Gjykata Themelore e Maqedonisë ka objekt të ri. Pas 8 vitesh u lëshua në përdorimin godina e re e gjykatës penale...

Ajo tani ofron kushte më të mira bashkohore, posedon 25 salla të mëdha për gjykim, 100 zyra, garazh nëntokësore, ka sistem të sofistikuar mbykqyrës dhe mbështetje teknike moderne.
Gjithashtu gjykata është tërësisht e lidhur në rrjet, ka hapësira të veçanta për njohoje të palëve në proceset gjyqësore, për avokatët, prokurorët, gazetarët dhe ka arkiv të madhe.
Gjykata e re është në sipërfaqe prej 8.826 metra katror. Autoritetet thonë se kjo ndërtes i përmbush nevojat e gjykatës.
“Ndërtesa e cila nga jashtë ishte e përfunduar në vitin 2013, njerëz të ndryshëm, ndryshe e përceptoshin të njëjtën.Mirëpo, unë një gjë do të themë, bukuria e kësaj vjen nga brenda e jo nga jashtë. Bukuria e godininës së re e gjykatës penale do të fshehet nga brenda. Ne të punësuarit e gjykatës duhet të ndryshojmë percepcionin e deritnaishëm e gjykatës që të mund qytetarët ta reforjnë këtë institucion si gjykata e drejtësisë.Tu mundësohet atyre drejtësi e pacenueshme dhe të gjykohet kriminaliteti. Kemi godinë të re për një fillim të ri”, shprehet kryetari i Gjykatës Themelore Shkup, Ivan Xhollev.
Godina e re nuk është akoma tërësisht e pajishur, por sallat e mëdha për gjykim janë bërë gadi për të vazhduar gjykimet e filluara në objektin e ri. Hapësirat e tjerë gradualisht do të pajisjen dhe mobilizohen.
Të hënën i pari për gjykim në këtë godinë është Nikolla Gruevski i akauzuar në rastin “ Titanik”.
Ndertimi i godinës së re filloi në vitin 2010, me mbështetje financiare prej 8.5 milion euro nga banka botërore.
REXHEP QAMILI
