Maqedoni
UEJL njofton maturantët për ofertën, këtë vit do të pranojë rreth 800 studentë
31.03.2018 16:57
UEJL perms ditës së hapur sot i njoftoi maturantët me ofertën akademike të këtij universiteti, stafin e profesorëve dhe infrastrukturën e tij...

Ky universitet për këtë vit akademik ka planifikuar të praojë rreth 800 studentë të rinjë tha rektori Zamir Dika. Ai tha se aktiviteti Dita e Hapur e UEJL-ës, praktikohet 16 vite me radhë dhe është një praktikë e universiteteve amerikane me qëllim që të prezantohet para nxënësve kapaciteti akademike që ofron ky universitet.
“Planifikojmë për vitin e ardhshëm, rreth 800 student të regjistrohen për studimet deri diplomime në pesë fakultet e UEJL-ës,gjithashtu afër 400 studentë pranojmë në studimet master, dhe gjithashtu këtë vit do të kemi studimet e doktoraturës, dhe si zakonisht me një infrastrukturë që vazhdon të mbanë cilësinë që nga viti 2001, pasi bashkësia ndërkombëtare dhe komuniteti lokalë vazhdojnë me këtë koalicion të veçantë të mbaj cilësinë dhe të vazhdoj në dijet dhe shkathtësitë të cilat do t`iu garantojnë një të ardhme më të suksesshme të gjithë atyre që pretendojnë të vazhdojnë karrierën e tyre në studimet e më tutjeshme”, shprehet rektori i UEJL-ës, Zamir Dika.
Dika më tej theksoi se këtë vit në UEJL kemi risinë fakultetin e shkencave sociale bashkëhore, dhe do të kemi edhe programe të reja studimore ,të cilat janë të dizajnuara edhe për impaktin shoqërorë që ky universitet do të japë.
VISAR SADIKU
