Maqedoni

Sinoptikanët: mot jostabil dhe ulje të temperatures; Qendra për menaxhim me kriza: Masa preventive për rritjne e nivelit të ujërave

31.03.2018 17:21

Kohë jostabile me erë të fuqishme,shi dhe ulje të temperaturave paralajmërojnë sinoptikanët për ditët në vijim...

Në vendet më të larta do ketë edhe reshje të bores.
 
“Do të fryjë edhe gjatë dites së nesërme erë e fuqishme nga veriperendimi dhe në disa vende pritet të tejkalojë edhe 80 km në orë.Temperatura e ajrit gjatë ditës së nesërme do bie në krahasim me sod për 2 der më 6 gradë,ndërkohë që priten reshje të shiut javën që vjen edhe atë të enjten dhe të premten”, shprehet sinoptikanja Dushanka Tanushevska.
 
Poashtu ekziston friga për ritjen e nivelit të ujërave.Nga qendra për menaxhimin me kriza bëjnë të ditur se është mbajtur séance në shtabin rajonal të Ohrit.
 
Pas paralajmërimeve për reshje të shiut nga Qendra për menaxhim me kriza paralajmërojnë rrjedhjen e ujit  e nga Liqeni I Ohrit në lumin Drini I Zi.
 
Autoritetet kompetente thonë se po e ndjekin gjendjen dhe se paralajmërojnë se do merren masa preventive për të parandaluar rriziqet eventuale nga rritja e nivelit të ujërave.
 
FLUTURA LATIFI