Maqedoni

Stojanov: Pashkët janë festë për përtëritjen e besimit

31.03.2018 19:18

Peshkopi i kishës katolike Kiro Stojanov ka uruar besimtarët e konfesionit katolik për festën e pashkëve...

Ai tha se Pashkët janë festë për ripërtëritjen e besimit i cili nuk na largon por na afron deri tek njerzimi i cili është plotësuar me fat dhe mirëqenje.
 
“Pashkët janë festë për ripërtëritjen e besimit, edhe atë në besimin në zotin e mirë dhe njeriun e lutmur. Feja nuk na largon por na afron deri tek njerzimi i cili është plotësuar me fat dhe mirëqenje.Ditët e festimit të pashkëve për ne besimtarët janë ditë të ngjalljes së përgjegjësisë. Ditë ku bëhemi pjesëmarës aktiv në çdo lëmi dhe të tentojmë që çdo njeri të hapëroj rrugës së jetës së dinjitetshme për të. Nuk pranojmë nënçmim dhe nënvlersim të trupit tonë por angazhohemi për dinjitet të trupit njerzor që nuk është parim i natyrës njerzore të dyfisht, sepse njeriu është një tërësi në shpirtin zemrën dhe trupin e tij dhe vetëm përmes kësaj haromonie njeriu jeton i plotësuar. Dëshiroj që për të gjithë ne festimi i ringjalljes së krishtit ta ripërtërij feen tonë”, shprehet peshkop i kishës katolike Kiro Stojanov.