Maqedoni

Stuhia Aleksej, shkakton dëme të shumta në Strugë dhe Ohër

01.04.2018 12:26

Stuhia e mbrëmshme Aleksej që preku Strugën dhe Ohrin, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Momentalisht janë hapur portat e liqenit dhe po lëshohen 22 metra kub ujë në sekondë në lumin Drin.

Nga ELEM-i thonë se situata e shkarkimit të ujit është nën kontroll dhe nuk përbën rrezik.

Në Ohër u përmbytën rrugët dhe trotuaret, kurse në qytetin e Strugës u përmbytën Plazhi i Meshkujve, një pjesë e parkut të qytetit dhe porti i improvizuar i qytetit bashkë me shëtitoren.