Maqedoni
Mickovski: Nëse VMRO kthehet do parashtrojë interpelancë; LSDM: Mickovski të kërkon fajle për udhëheqjen kriminele të VMRO së
01.04.2018 14:50
Nëse VMRO- DPMNE vendos të kthehet në Kuvend do kthehet në derë të madhe dhe punën e parë që do e bëjë do të dorëzojë interpelancë për punën e Qeverisë...

Kështu vlerëson Lideri i VMRO DPMNE së Hristijan Mickovski për Radion Europa e Lirë.
“VMRO DPMNE nëse vendos të kthehet në Kuvend në momentin e parë do dorëzojë interpelancë për punën e Qeverisë ku deputetët e VMRO DPMNE Së do ti sqarojnë të gjitha keqpërdorimet dhe gabimet e shumicës parlamentare në dhjetë muajt e fundit ia shkaktoi vendit tonë”, shprehet lider i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Që VMRO DPMNE të kthehet në Kuvend duhen plotësuar dy kushte edhe atë politike dhe matematike thekson Mickovski. Sipas tij Kushti politik pritet që shpejt të tejkalohet dhe të plotsohen kërkesat e VMRO SË që po zhvillohen paralelisht me negociatat për ligjet reformuese që janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e shtetit.
Kushti i dytë është matematik dhe mund të themi se në masë të madhe nuk është plotësuar. Nga vmro dpmne paralajmërojnë dokument të ri politik dhe këtë ditë pritet të zgjidhet enigma rreth kërkesave politike që ka VMRO DPMNE.
“Në periudhën e kaluar janë zhvilluar negociata mes LSDM -së dhe VMRO DPMNE –së, pres se këto ditë së shpejti do zgjidhet enigma e kërkesave politike të VMRO DPMNE së, por paralelisht me këto negociata zhvilloheshin edhe negociatat për ligjet reformuese të cilat janë të patjetërsueshme për përparimin e vendit drejt NATOS DHE BE-së”, shprehet lider i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Nga kjo parti paralajmërojnë protestë që do mbahet në muajin maj si rezultat i mospajtimet me politkat që udhëheq LSDM si shumicë parlamentare.
Ndërkohë nga LSDM vlerësojnëse se Mickovski duhet ti kërkojë falje qytetarëve për dëmet që Ia bëri qytetarëve VMRO DPMNE gjatë 11 viteve udhëheqje kriminele.Sipas LSDM –së VMRO partizonte dhe keqpërdorte institucionet,në mënyrë krimeinele harxhonte paratë e qytetarëve e izoloi shtetin.
Mickovski duhet të sqaron edhe rolin e tij në dhunën e 27 prillit dhe të mos fshihet pas qytetarëve.VMRO DPMNE duhet ti tejkalojë politikat e ndarjeve dhe blokadave dhe të përkrah procesin reformus i cili e shpie Maqedoninë para vlerësojnë nga LSDM.
FLUTURA LATIFI
