Maqedoni
Maqedonia në prritje të raportit të KE-së, Osmani: Presim rekomandim për negociata me BE-në; Osmani apelon për konsesus shtetëror: Ligji i gjuhëve do të zbatohet i plotë në praktikë
01.04.2018 17:13
Në prag të shpalljes së raportit vjetor të Komisionit Evropian për gjendjen dhe përparimit të vendit në rrugën drejtë BE-së...

Në prag të shpalljes së raportit vjetor të Komisionit Evropian për gjendjen dhe përparimit të vendit në rrugën drejtë BE-së, zëvendeskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani u bënë thirrje partive politike për konsesus politik për t’i miratuar ligjet e nevojshme që do të afrojnë vendin në derën e madhe evropiane.
“U bëjë thirrje të gjtihë faktorëve politik në shtet për një dritare të vogël të pjekurisë, dritare të përgjegjësisë dhe arsyes. Më lejoni për herë të fundit të bëjë thirrje që gjatë dhjetë ditëve të ardhshme të ndërtojmë konsesus dhe t’i miratojmë ligjet që kërkojnë konsensus shtetëror dhe me këtë t’i vemë pikë të ardhmes euro-atantike të vendit. Jam i bindur se kjo është edhe dëshir e votuesve tanë, e qytetarëve tanë, pa dallim se nga cila parti vijnë”, shprehet zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani.
Raporti i rregullt i strategjisë për zgjerim i Komisionit Evropian dhe raportet e tij për secilin shtet veçmas do të publikohet më 17 prill.
Maqedonia do të vlersohet hollshisht për përparimin në sferën politike, ekonomike, reformat në gjyqësor, administratë, lirin e të shprehurit dhe luftën kundër korupsionit. Egzekutivi është në pritje që vendi këtë vit merr rekomandimin e pastërt për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-n.
“Presim raport ku do të vlerësohet i gjithë mundi deritanishëm,presim rapor i cili do të marrin rekomandim të pastërt të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë për tu bërë anëtare me të drejta të plota në BE”, shprehet zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani.
Osmani në paraqitjen e tij javore në gjuhën maqedonse ka folur edhe për histeritë dhe tensionet rreth përdorimit të ligjit të gjuhëve i cili sipas tij, kjo gjë do të mbaroj me zbatimin e tij të plotë në praktik.
“Sinqerisht me pa durim presim zbatimin e ligjit për të ri për përdorimin e gjuhëve, jo vetëm për shkak të faktit se bëhet fjalë për arritje evidentet të shqiptarëve, por edhe për shkak se me zbatimin e ligjit do të përgënjestrohen të gjitha kërcenimet dhe friksimet që u paraqiten periudhës së kaluar”, shprehet zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani.
Për sa i për ketë planit “3-6-9” ku ishin të përfshira të gjitha rekomandimet dhe sugjerimet ndërkombëtare e që duhej vendi t’i plotësoj, Osmani vlerson se ky plan është zbatuzar në nivel të kënaqëshëm dhe se pret opozitën të jep mbështejen e nevojshme për ligjet e rëndësishme që do të ndikojnë në raportin vjetor të KE-së.
Krerët e qeverisë kohë më parë informuan se pas publikimit të raportit të KE-së është e paralajmëruar edhe vizita e përfaqësueses se lartë e BE-së Federika Mogerini dhe eurokomisari për zgjerim dhe fqinjësi Johanes Han në Maqedoni.
REXHEP QAMILI
