Cikloni “Klara” erdhi, priten shira gjatë natës
Cikloni “Klara”, që po qarkullon mbi mezhde dhe mbi rajonin tonë, pritet të sjellë sonte me vete shira të dendura, vetëtima dhe erë të fuqishme......

Cikloni “Klara”, që po qarkullon mbi mezhde dhe mbi rajonin tonë, pritet të sjellë sonte me vete shira të dendura, vetëtima dhe erë të fuqishme. Ulja e ndjeshme e temperaturave, është vërejtur që në mëngjes. Breshëri i parë nga ky cikël i ftohtë, sot u regjistrua në Rosoman.
Sinoptikanët, paralajmërojnë që stuhia e madhe do të godet sonte më shumë pjesët veriore dhe verilindore të Maqedonisë, ku priten reshjet e shiut të arrijnë deri më 25 litra ujë për metër katror. Sipas të dhënave që i posedojmë, kushte më të mëdha për reshje të shiut pritet të kemi në pjesët qendrore dhe lindore të vendit, mirëpo nuk përjashtohen edhe vendet e tjera.
“Përkeqësimi i motit, vjen si rezultat i ciklonit, i cili është aktiv në Itali dhe që është i zakonshëm në këtë periudhë të vitit. I njëjti do të jetë aktiv gjatë ditës së nesërme”- deklaroi sinoptikania, Kostadinka Arsovska.
Rritje të vranësirave, meteorologët kanë paralajmëruar edhe gjatë ditëve në vijim. Moti i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të dobëta të shiut, do të jetë prezent gjatë gjithë kësaj jave, ndërsa temperaturat do të ulen për 5 gradë celsius. (Rexhep Qamili, TVM2)
