Kujdes, 3 të vdekur nga “Listeria” deri më tani
Gjatë 30 ditëve të fundit, te 7 pacient është vërtetuar prezenca e bakteries, momentalisht në gjendje kritike është edhe një pacient në Klinikën për Sëmundje Infektive......

Pas vdekjes së tre pacientëve nga bakteria “Listeria” dhe pas rrezikut për shtimin e të infektuarve, mjekët japin alarmin për kujdes për të gjithë qytetarët.
Gjatë 30 ditëve të fundit, te 7 pacient është vërtetuar prezenca e bakteries, momentalisht në gjendje kritike është edhe një pacient në Klinikën për Sëmundje Infektive.
“Prej pesë pacientëve të pranuar në Klinikën tonë, 2 kanë vdekur, njëri i moshës 59 dhe tjetri 72 vjet, 2 janë lëshuar në shtëpi, për shkak se janë shëruar dhe 1 është në gjendje kritike edhe pos asaj se kemi arritur të shkatërrojmë shkaktarin e sëmundjes, apo shkatërrimin e sindromit klinik, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë kritike. Një fëmijë që është në pediatri, është me diagnozën tjetër dhe është në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve”- deklaroi Zvonko Millenkoviq nga Klinika për Sëmundje Infektive.
Vdekja e tre pacientëve si pasojë e bakteries “Listeria”, ka alarmuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, të cilët po ndjekin situatën në terren.
“”Listerioza”, si sëmundje nuk është paraqitur më parë gjatë viteve të kaluara, ne duke e ditur se bakteria 90 për qind merret përmes ushqimit, morëm hapa dhe u dhamë detyra që të kontrollojnë të gjithë objektet e mëdha për prodhimin e ushqimit, sidomos ata që merren me produktet e mishit dhe qumështit. Është bërë kontroll për analizat më parë si kanë qenë dhe janë marrë mosra për analizë, të cilat do të bëhen në kontinuitet”- theksoi Jovanka Kostovska nga Ministria e Shëndetësisë.
Ushqimi i papërgatitur dhe i përgatitur, të mbahet në frigorifer në enë mbrojtëse, gjë që ndikon në mospërhapjen e ndotjes së ushqimit tjetër. Ushqimi i përgatitur, të mos mbahet më shumë se 1 orë në temperaturë të dhomës, por të futet në frigorifer menjëherë pas konsumimit, rekomandohet që të mbahet në frigorifer jo më shumë se 3 ditë.
Ndërkohë, perimet e freskëta, pemët dhe sallatat, para përdorimi të lahen me shumë ujë.
“Listerioza” është sëmundje bakteriale, e cila më shpesh bartet me anë të ushqimit të kontaminuar me bakterien “Literia”, siç është mishi, produktet e mishit, qumështi i papasterizuar dhe prodhimet e qumështit, nga moslarja e pemëve dhe perimeve dhe peshku i tymosur.
Te personat me imunitet të mirë, sëmundja kalohet më lehtë, me probleme në stomak, diare, temperaturë, apo simptome të ngjashme me gripin. Më shpesh paraqitet te personat e moshuar, me imunitet të dobët, gratë shtatzëna dhe të porsalindurit. (Rina Turkeshi-Saiti, TVM2)
