Rasti “ Almir”, sot seanca me fjalët përfundimtare

02.04.2018 09:49

Në Gjykatën Themelore në Kumanovë, mbahet sot seancë...

Në Gjykatën Themelore në Kumanovë, mbahet sot seancë ku do të jepen fjalët përfundimtare në rastin e vrasjes së  4 vjecarit , Almir Aliu.

Më 15 mars, lënda Almir, u rikualifikua nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion” dhe I akuzuari Boban Iliq, u lirua nga burgu pa asnjë masë përkujdesi.

Vendimi për rikualifikimin e lëndës u arsyetua nga prokurorja Suzana Kusigerska si i drejtë, pasi sipas saj, ekpertiza neuropsikiatrike kishte treguar se Iliq e ka kryer veprën në gjendje  atakute emocionale.

Por pas rikualifikimit, në dritë dolën të dhëna se ekperti neuropsikiatër nuk ka pasur licencë për të kryer ekspertizën në atë kohë, të dhëna këto qe ende po verifikohen nga organet përgjegjëse.

Rikualifikimi i lëndës shkaktoi një valë protestash para institucioneve ku u kërkua shkarkimi I prokurorëve, që nga prokurorja e lëndës, kryeprokurori Joveski dhe gjithë prokurorët e këshillt të prokurorëve, që lejuan rikualifikimin.