Lënda “Titanik”, Gruevski “inauguron” ndërtesën e re të penales

02.04.2018 11:02

Lënda Titanik e PSP-së, ka “inauguruar “ sot ndërtesën e re të Gjykatës Penale....

Lënda Titanik e PSP-së, ka “inauguruar “ sot ndërtesën e re të Gjykatës Penale.

Në lëndën e hapur nga Prokurosia Speciale,  akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-shefi i kabinetit të kryeministrit, Martin Protugjer dhe ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Kiril Bozhinovski, për bashkëpunim kriminal, shkeljen e së drejtës së zgjedhjes, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe për keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012.