Nuk do të ketë takim liderësh, Dimitrov takon ndaras kreun shtetëror e partiak

02.04.2018 11:20

Edhe pse paraprakisht u njoftuar se Kryeministri Zaev do të mbledhë sot krerët më të lartë të shtetit....

Edhe pse paraprakisht u njoftuar se Kryeministri Zaev do të mbledhë sot  krerët më të lartë të shtetit dhe politikës, për ti njoftuar me  negociatat e fundit për kontestin e emrit, nga qeveria mohojnë një takim të tillë.

Përfaqësuesit e lartë qeveritarë dhe partiakë, do të njoftohen në takime të ndara rreth negopciatave, nga minisrti I jashtëm Dimitrov.

Edhe shefi i diplomacisë greke, sot dhe nesër do të njoftojë liderët e partive greke, se për cfarë u bisedua në Vjenë me kryenegociatorin NImic dhe palën maqedonase.

Deri tani ka pasur vetëm një takim koorduinues të kreut më të lartë shtetëror e partiak reth bisedimeve për emrin, që u mbajt më 27 janar, e ku morën pjesë presidenti Ivanov dhe liderët e tre partive më të mëdha ai i LSDM-së Zaev, i VMRO-së Mickovski dhe i BDI-së Ali Ahmeti.