MAQEDONI

Sistem i ri elektronik i hipotekës

22.07.2014 15:49

Regjistri Qendror, aplikoi edhe regjistrimin elektronik të hipotekës. Për të janë shpenzuar 250 mijë euro dhe pritet që paraqitja e aplikacioneve në formë elektronike, të përshpejtojë procedurën e regjistrimit..........

Regjistri Qendror, aplikoi edhe regjistrimin elektronik të hipotekës. Për të janë shpenzuar 250 mijë euro dhe pritet që paraqitja e aplikacioneve në formë elektronike, të përshpejtojë procedurën e regjistrimit.

“Sistemi për regjistrimin elektronik të hipotekës, është i barabartë me procesin aktual të regjistrimit me shkrim. Dallimi konsiston në mundësinë që i gjithë procesi të zbatohet në internet pa nevojën e pranisë fizike dhe vetëm duke përdorur certifikatat digjitale, si një mjet për identifikimin e aplikuesit”- deklaroi ushtruesi i detyrës në Regjistrin Qendror, Andrea Popovski.

“Do të lehtësohet procedura për qytetarët dhe subjektet juridike, të cilët nuk do të kenë nevojë që personalisht të shkojnë te Regjistri i Hipotekave,  do tu kursejë kohë, do tu ofrojë siguri ligjore dhe do të ndikojë pozitivisht në biznes-klimën. Procedura e përshpejtuar për regjistrim, do të sjellë qasje më të shpejtë deri te kreditet, të cilat i miratojnë bankat”- theksoi kryetarja e Odës së Noterëve, Zorica Pulejkova.

Reformat ndërmerren që të përmirësohet klima e biznesit, të avancohen shërbimet ndaj qytetarëve dhe subjekteve juridike, thotë kryeministri, Nikolla Gruevski.

“Kjo paraqet edhe një projekt, në vazhdën e të cilëve përmes zbatimit të teknologjisë së re, krijohet mundësi që procesi i tërësishëm i regjistrimit të hipotekës dhe pagesa e kompensimit, të bëhet në formë elektronike”- tha kryeministri, Nikolla Gruevski.

Dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim, noterët do ta dorëzojnë deri te Regjistri i Hipotekave, të skanuar dhe vetëm në formë elektronike, ndërsa vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura në formë elektronike, do ta garantojë noteri me nënshkrimin elektronik. (Sanije Kasami, TVM2)

Foto: mia.mk