Maqedoni

Shkup, këtë muaj nis projekti “Një pemë për çdo fëmijë”

02.04.2018 19:50

Gjatë këtij muaji, qyteti i Shkupit do të fillojë projektin “Një pemë për çdo fëmijë” në bashkëpunim me klinikat për gjinekologji dhe akusheri...

Siç bëri të ditur kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, çdo nënë e re, e cila do të lind fëmijë, do të fitojë një letër urimi nga ana e Qytetit të Shkupit në të cilën u ofrohet mundësia që të mbjellin nga një pemë në sheshet apo parqet e qytetit me të dhënat personale të fëmijës.

Në të ardhmen prindërit duhet ta mirëmbajnë dhe ta ujisin pemën e zgjedhur dhe ta ndjekin rritjen së bashku me rritjen e fëmijës.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se ky projekt është paraparë të realizohet me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për mirëmbajtjen dhe gjelbërimin e ambientit jetësor.