Afganistan, helmohen 52 nxënëse
Dhjetëra nxënëse të një shkolle të mesme në provincën Helmand të Afganistanit...

Dhjetëra nxënëse të një shkolle të mesme në provincën Helmand të Afganistanit janë dërguar në spital dhe zyrtarët dyshojnë se ato janë helmuar.
Shefi i Departamentit të edukimit në këtë provincë, Shah Safari, ka deklaruar se 52 nxënëse janë dërguar në një spital në Lashkar Gah.
Mjekët kanë deklaruar se vajzat e hospitalizuara kanë pasur kokëdhimbje dhe të vjella, duke shtuar se tashmë ato janë në gjendje stabile.
Nuk është ende e qartë se për çfarë lloj helmimi bëhet fjalë. Policia dhe ekspertët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për këtë incident.
Shumica e provincës Helmand është nën kontrollin e talibanëve, të cilët kundërshtojnë edukimin e vajzave.
