Botë
Kremlin, Trumpi e ka ftuar për vizitë Putinin
02.04.2018 20:38
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka ftuar në një vizitë në Shtëpinë e Bardhë presidentin rus, Vladimir Putin...

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka ftuar në një vizitë në Shtëpinë e Bardhë presidentin rus, Vladimir Putin, ka thënë një ndihmës i lartë i Kremlinit.
Yuri Uashakov i ka thënë agjencive të lajmeve ruse sot se Trump këtë ftesë ia ka bërë Putinit gjatë një bisede muajin e kaluar, ku presidenti amerikan e kishte uruar për fitoren në zgjedhje presidentin rus.
Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar menjëherë këto deklarata të Ushakovit.
Administrata amerikane kishte lëshuar një deklaratë pas bisedës telefonike më 20 mars, ku thuhej se dy liderët kanë biseduar vetë për një takim të mundshëm.
Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin, do të qëndrojë në një vizitë dyditore në Turqi gjatë kësaj jave, ku do të bisedojë me homologët e tij turq dhe iranianë.
Putin do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, më 3 prill në Ankara, në kuadër të takimit të këshillit për bashkëpunim të lartë Turqi - Rusi.
