Kuvend, diskutohet pakoja e ligjeve nga gjyqësori
Kuvendi i Maqedonisë pritet që të mbajë katër seanca plenare.....

Kuvendi diskuton sot për një sërë ligjesh në 4 seanca të planifikuara në komisionet gjegjëse.
Diskutohet për ligjin për marrëdhënie pune, ligjin për Prokurori publike, por edhe për pakon e ligjeve për gjyqësor – ndryshim dhe plotësim të ligjit për Këshill Gjyqësor si dhe ndryshim dhe plotësim të ligjit për gjykatës, të cilët janë në lexim të pare.
Përpara deputetëve në një nga seancat në lexim të parë do të vendosen ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, menaxhimi elektronik dhe themelimi i Ndërmarrjes Publike të Radiodifuzionit të Maqedonisë. Gjithashtu diskutohet edhe për propozim-ligjin për arsim të lartë, propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik dhe ndryshimet dhe plotësimet në ligjin për polici dhe një sërë ligjesh të sferës së ekonomisë dhe shëndetësisë.
Me interes nga publiku pritet veprimi I deputetëve të VMRO-së, të cilët u kthyhen në Kuvend por kanë paralajmëruar se do të kërkojnë votim për mosbesimin e Qeverisë.
