Maqedoni
Dyshime për punë të pandërgjegjshme, Policia financiare padi penale ndaj Todorovit
03.04.2018 14:42
Policia financiare ka ngritur padi penale ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov...

Numri një i Shëndetësisë, bashkë me personin me inicialet P. V., ish-udhëheqës i Njësisë për implementimin e projektit për rikonstruimin dhe ndërtimin e objekteve të Shtëpive të Shëndetit Publik, dyshohen për kryerjen e veprës penale “punë të pandërgjegjshme në shërbim”, njoftojnë nga Policia financiare.
Dyshimet janë për marrëveshjet e nënshkruara për punët ndërtimore në Spitalet e përgjithshme në Kumanovë më 2010, e më pas edhe në spitalet në Koçan dhe Kriva Pallankë, ku si kryerës i punëve është përzgjedhur firma “Konstruktor Inzhenering AD Split”.
