Botë

SIRI, OKB: 130 mijë të zhvendosur nga Guta Lindore

03.04.2018 15:01

Për shkak të përleshjeve që po zgjasin me javë nga Guta Lindore në Siri, nën rrethimin e regjimit sirian, janë larguar rreth 130 mijë persona...

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujaric, tha se OKB përpiqet të përmbushë nevojat për ushqim, shërbime shëndetësore dhe banim për mijëra persona të cilët janë detyruar të zhvendosen nga vendet e tyre në Gutën Lindore, por që këto nevoja kanë arritur në nivele të jashtëzakonshme.

Dujaric rithekson thirrjen e tij për qasje humanitare “të sigurt, pa pengesë dhe të vazhdueshme” dhe shton se edhe evakuimet duhet të bëhen në mënyrë vullnetare.

Nga Afrini deri më tani 137 mijë persona kanë shkuar në Tel Rifat dhe në fshatrat përreth. Në rajonin e Gutës Lindore nën kontrollin e opozitarëve që prej pesë vitesh jetojnë të rrethuar rreth 400 mijë civilë.