MERKATO

Xhejms Rodrigez kalon testet mjekësore

22.07.2014 17:14

“Unë jam i lumtur, gjithçka shkoi mirë”, ishin fjalët e para të kolumbianit të thënë para një numri të madh të gazetarëve që po prisnin për ndonjë deklaratë të tij.......

Mesfushori kolumbian James Rodriguez iu eshte  nënshtruaruar me sukses   ekzaminimeve mjekësore tek Los Blancos ne Kliniken “La Moraja” qe me pas te  beje edhe zyrtarizimin e kontrates me klubin me te famshem te planetit Real Madridin.

“Unë jam i lumtur, gjithçka shkoi mirë”, ishin fjalët e para të kolumbianit të thënë para një numri të madh të gazetarëve që po prisnin për ndonjë deklaratë të tij.

“Los Blancos” do të derdhin në arkat e Monakos 80 milionë euro, ndërsa ai ka  firmosur një kontratë 6-vjeçare për afro 7.5 milionë euro në vit.

Marrëveshja me Monakon është mbyllur një ditë më parë dhe gjithçka e konfirmoi menaxheri Zhorzh Mendez. Francezët donin që në marrëveshje të përfshihej edhe transferimi i Diego Lopezit, por portieri nuk dëshiron të largohet nga Reali.

Skuadra e Ançelotit do të niset drejt SHBA-së për turin e miqësoreve që do zhvillojë përtej Atlantikut, por ylli kolumbian do t’i bashkohet skuadrës së bashku me Rafael Varan dhe Karim Benzemanë vetëm më 1 gusht.

23-vjeçari do të mbajë veshur fanellën me numër “10″ në Madrid, e cila është e lirë që pas largimit të Mesut Ozilit drejt Arsenalit verën e shkuar.