Publikimi i poezive skandaloze, Kaevski: komisioni do të mbajë përgjegjësi
Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski, ka sqaruar zhvillimet pas publikimit të skandalit për publikim poezish...

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski, ka sqaruar zhvillimet pas publikimit të skandalit për publikim poezish me përmbajtje diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe edhe me përmbajtje të tjera skandaloze.
Sipas Kaevskit, ARS ka vërtetuar se ka pasur punë të pamatur, të papërgjegjshme, joprofesionale, të më shumë personave që kanë vendosur për poezitë e përmbledhura në librin e financuar nga agjencia.
Komisioni ka pasur për detyrë që të përzgjedh poezitë më të mira, me përgjegjësi, profesionalizëm dhe paanshmëri, dhe në bazë të dispozitave ligjore.
Në këtë rast ka pasur edhe shkelje të dispozitave ligjore të Ligjit për veprimtari botuese.
Njëkohësisht Kaevski njoftoi se është suspenduar edhe udhëheqësi i sektorit për rini pranë kësaj agjencie. Kaevski thotë se përgjegjësinë për shkeljet e publikuara e marrin përsipër anëtarët e komisionit të cilët duhet të kompensojnë edhe dëmin e financiar.
