Botë

Franca në grevë, Emmanuel Macron para sfidës së madhe

03.04.2018 17:30

Rrjeti hekurudhor francez ka ndaluar tërësisht dhe një valë grevash edhe e sektorëve të tjerë kanë nisur tashmë kundër reformave të punës së presidentit, Emmanuel Macron...

Fillimi i tyre është quajtur “E marta e zezë”, por aksioni do të zgjasë në tre muajt në vijim nga dy ditë në javë. Grevën e kryeson Sindikata e Hekurudhave Shtetërore, por janë angazhuar edhe sektorët e energjisë dhe mbledhjes së mbeturinave.

E ky zemërim përbën edhe sfidën më të madhe për presidentin Macron, që nga zgjedhja e tij majin e kaluar. Me katër sindikatat kryesore të vendit që mbikëqyrin grevën, shërbimet janë reduktuar maksimalisht. 75% e trenave Eurostar dhe të tjerë që operojnë drejt Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë kanë operuar normalisht, por nuk ka pasur shërbime drejt Spanjës, Zvicrës apo Italisë. Edhe trafiku ajror po ashtu është ngadalësuar. Punonjësit e “Air France”, që kërkojnë rritje rroge, janë në ditën e katërt të aksionit dhe kompania operon me 75% të fluturimeve.