SHBA-të falënderojnë Maqedoninë në aksionin Amerikano-Evropian ndaj Rusisë
04.04.2018 09:26
Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur falënderime për Maqedoninë....

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur falënderime për Maqedoninë, për përfshirjen e saj në veprimin e përbashkët të shumë shtetve, për largimin e diplomatëve rus, në mbështetje të Britanisë së Madhe.
Kjo valë largimesh erdhi pas helmimit të një spiuni të dyfishtë në Britani të Madhe. Një zyrtar i lartë i DASH-së ka folur me korrespondentin e Agjencisë Informative të Maqedonisë dhe ka bërë të ditur se SHBA-të e kanë vlerësuar lartë solidaritetin e Maqedonisë në këtë aksion të përbashkët amerikano-evropian. Ky zyrtar ka sqaruar se mirënjohje për Maqedoninë kanë treguar në shumë raste të takimeve të larta me aleatët e NATO-së.
