ShBA, identifikohet autorja e sulmit pranë Youtube-s

04.04.2018 10:09

Autorja e të shtënave me armë zjarri, sulm ky që ndodhi në pasditen e së martës pranë Youtube në SHBA...

Autorja e të shtënave me armë zjarri në sulmin që ndodhi pasditen e së martës pranë Youtube-s në ShBA, është identifikuar.

Mediat e huaja raportojnë se ajo quhet Nasim Aghdam. Rreth motiveve të këtij sulmi ka pretendime se ajo ishte zemëruar në gjigantin Youtube, pasi me anë të një videoje të postuar ajo ka thënë se është diskriminuar dhe filtruar përmbajtja e saj.

Fillimisht u raportua se ky akt ishte një incident i brendshëm, por thuhet se ajo nuk kishte marrëdhënie me askënd në shoqërinë e medias, Youtube. Aghdam u vra pasditen e së martës nga forcat policore.