Maqedoni

Maqedoni -Shqipëri : Shkëmbim përvojash në jurisprudencë

22.07.2014 17:59

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari u takua sot me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup...

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari u takua sot me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Petrit Bushati.
 
Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë ka  interes për  zbatimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me shkëmbimin e përvojave praktike në sferën e jurisprudencës, posaçërisht  në fushën e ndihmës ndërkombëtare juridike, çështjet  civile dhe penale, si dhe të shkëmbimit  të përvojës së përbashkët.
 
Republika e Shqipërisë si mike  e  dëshmuar e  Republikës së Maqedonisë  edhe më tutje do të vazhdojë të mbështesë dhe të ofrojë ndihmën e saj të pa rezervë, theksoi ambasadori Bushati.
 
Ministri Jashari tha se Ministria e Drejtësisë është çdo herë e hapur për çfarëdolloj bashkëpunimi dhe njëkohësisht u falënderua për ndihmën dhe bashkëpunimin e ofruar nga Republika e Shqipërisë.