Maqedoni

Trupat rregullatorë, Mançevski: Janë të politizuar, kjo do të ndryshojë

04.04.2018 15:37

Trupat rregullatore, qoftë në Agjencinë për Komunikime Elektronike, qoftë në Agjencinë për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele apo RTM...

Trupat rregullatore, qoftë në Agjencinë për Komunikime Elektronike, qoftë në Agjencinë për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele apo RTM, vazhdojnë të jenë të politizuar, ka deklaruar sot ministri për  shoqëri informatike dhe administratës, Damjan ManÇevski.
 
Sipas tij, në këto trupa ende ka anëtarë aktualë apo ish anëtarë partiakë, madje edhe nepotizëm. Kjo gjë do të ndryshojë, paralajmëron Mançevski. Politika të mbajë larg duart nga trupat rregullatorë dhe anëtarët e këtyre trupave duhet të jenë profesionistë të pavarur, premton ai.
 
“Anëtarë të caktuar, edhe të Këshillit të Agjencisë dhe Komisionit në AKE dhe Këshillin programor të RTM-së janë ish funksionarë apo funksionarë aktualë partiakë, ose janë në lidhje familjare. Këtu kemi lloje të ndryshme të konfliktit të interesave. Prandaj hymë në një proces, që anëtarë të këtyre këshillave të jenë profesionistë të pavarur, ekspertë. Ne politikanët dhe partitë politike, duhet të rrimë larg trupave të pavarur rregullatorë. Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve në cilëndo trup rregullator, do të jetë i hapur dhe transparent. Qytetarët do të dinë se kush janë anëtarët para përfundimit të përzgjedhjes së tyre, e jo kur procedura të ketë përfunduar”,- deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski.