Botë

Fier: Kundështon fejesën e mbesës, masakron familjen

22.07.2014 18:06

Një krim makabër ka ndodhur mëngjesin e sotëm në familjen e Xhemal Vrapit, në një fshat të Fierit të Shqipërisë....

Një krim makabër ka ndodhur mëngjesin e sotëm në familjen e Xhemal Vrapit, në një fshat të Fierit të Shqipërisë. Vëllai i tij 73 vjeçar, ka vrarë me çifte 4 persona dhe pasi është rrethuar nga Policia, ka vrarë edhe veten në arë.
 
Gjithçka ka ndodhur për shkak se ai nuk ishte dakord me fejesën e mbesës së tij, Merushes, 17 vjeçe, ceremoni, e cila do të zhvillohej sot.
Kështu, 73 vjeçari, Xhemal Bajrami, ka vrarë dy vëllezërit e tij, kunatën, si dhe mbesën 17 vjeçe, duke i lënë të vdekur në vend.
 
Krimi makabër ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një nga dhomat e brendshme të shtëpisë së Xhemal Bajramit. Bajrami, në të njëjtën kohë është nisur drejt banesës së tij, me qëllim për të ekzekutuar bashkëshorten, të cilën nuk e ka gjetur në banesë.
 
Pas këtyre veprimeve, autori i krimit është larguar në drejtim të një are me misër, ku i rrethuar nga Policia, ka vrarë veten me të njëjtën çifte gjahu që kishte vrarë 4 pjesëtarët e tjerë të familjes. Vetëvrasja ka mbyllur çështjen për Policinë, ndërsa hetimet janë përqendruar në motivin që u bë shkak për këtë masakër në familjen Vrapi.
 
Burimet policore, thanë se ngjarja lidhet me fejesën e Merushes, për të cilën xhaxhai i saj, Barjami, nuk ishte dakord.
 
Është ende e paqartë se çfarë e kishte zëmëruar kaq keq Bajramin, që të kryente një reagim të tillë, duke shkuar me çifte në familjen e të vëllait, ku përgatitej dreka e fejesës dhe të vriste 3 pjesëtarë të kësaj familje, vëllanë tjetër dhe në fund veten.
 
LULJETA NDOKA