Maqedoni

“ARM për ju”, ushtria u tregon qytetarëve arsenalin e armëve

04.04.2018 17:26

Në sheshin “Maqedonia” u ekspozuan makineritë dhe të gjitha pajisjet luftarake të ARM-së...

Ekspozita, e cila është pjesë e programit që shënon ditën e NATO-s, u mundësoi qytetarëve të njoftohen nga ushtarët me mënyrën e funksionimit të tyre si dhe të informohen për profesionin ushtarak dhe pranimin e ushtarëve profesionistë.
 
“Këtë ekspozitë e kanë ndihmuar me mjete ushtarake edhe pjesëtarët e KFOR-it nga Kosovë, të cilët na kanë dhënë mbështetje për aktivitetet tona. Këto aktivitete në të ardhmen nuk do të mbahen vetëm në Shkup, por edhe në qytetet e tjera të vendit”,- u shpreh zëdhënësi i Shtatmadhorisë së ARM-së, Toni Janevski.
 
“Ka interesim të madh për t’u njoftuar me këto pajisje, sidomos tek të rinjtë. Gjeneratat e vjetra pyesin dhe interesohen, por vëmendje më të madhe i kushtojnë të rinjtë”,- theksoi nëntogeri i ARM-së.
 
Artet marciale të formacionit “Ujqërit”, të cilët thyenin me kokë tjegulla, ishin pjesë e EGZECIR si performancë e Gardës së ARM-së, e cila tërhoqi vëmendje më shumë se vetë armatimi dhe helikopterët transportues Mi-8.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU