Maqedoni
Dhuna e 27 prillit, 7 ankesa në Gjykatën e Apelit. Xholev: Çavkov nuk bëri kërkesë për ndryshim të adresës
04.04.2018 17:43
Shtatë ankesa kanë arritur në Gjykatën e Apelit për ndryshim të vendimeve të gjykatës për të akuzuarit në dhunën më 27 prillit në Kuvend...

Abdylfetah Alimi, Goran Angel - Qoseto dhe Mlladen Dodevski, të akuzuar për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin Republikan, kërkojnë nga Apeli t’ua ndërpresë masën e paraburgimit në burgun hetimor të Shutkës.
Ndërsa Boris Damovski, një nga organizatorët e protestave “Për Maqedoni të përbashkët”, kërkon që Gjykata e Apelit t’ia heqë masën e paraburgimit shtëpiak, të cilën e mban që prej më shumë se një muaji, pasi gjykata vendosi që masën e paraburgimit në Shutkë t’ia zëvendësojë me masë më të butë.
Paraprakisht, nga burgimi shtëpiak janë zhvendosur në paraburgim në Shutkë Mitko Çavkov dhe Jane Çento, për shkak se nuk i kanë respektuar rregullat e paraburgimit shtëpiak. Në rastin e Çavkovit, nuk është dorëzuar kërkesa për ndërrimin e adresës ku i akuzuari do ta vuante masën e dhënë nga gjykata.
“Mënyra se si ndryshohet adresa, përcaktohet në Ligjin për procedurë penale. Sillet një kërkesë, e në këtë rast vendimi merret për 5 minuta. Por, në këtë rast, ne nuk kemi kërkesë të tillë për ndryshim adrese ku do të mbahet masa e paraburgimit shtëpiak. Nuk e di a është ky ndryshim këshillë e avokatëve mbrojtës, apo vendim i vetë Çavkovit, këtë unë nuk e di, por ai me vetiniciativë ka vendosur se ku do ta mbajë masën”,- theksoi kryetari i Gjykatës Shkupi 1, Ivan Xholev.
