Maqedoni
Nesër gurthemeli i Xhamisë së re në Fushë Tophanë (FOTO)
22.07.2014 18:15
Nesër në lagjen Fushë Topanë në Shkup , do vendoset Gurthemeli i Xhamisë së re

Nesër në lagjen Fushë Topanë në Shkup , do vendoset Gurthemeli i Xhamisë së re dhe Qendrës edukativo-shkencore.
Xhamia e re me katër minare do të përfshijë përveç faltores edhe një qendër edukativo-shkencore, amfiteatër dhe hapësirë për lexim, ku besimtarët dhe studentët e teologjisë do të mund të zhvillojnë njohuritë e tyre në Islam.
Gur themeli i xhamisë do të vendoset në prani të kreut të BFI-së Sulejman ef. Rexhepi, kryetarit të Çairit Izet Mexhiti dhe personaliteteve të tjera fetare dhe publike nga vendi dhe rajoni.


