Raporti i KE-së më 17 prill, Hahn e Mogherini një ditë më pas në Shkup
Por, reformat nuk bëhen brenda natës, e sigurisht që nuk mund të priten vlerësime të mëdha në raportin e KE-së më 17 prill...

Gjithsesi, raporti pritet të jetë i ndarë në dy pjesë, para dhe pas formimit të qeverisë Zaev, kështu që pritet me interes vlerësimi për periudhën në të cilën ekzekutivi i ri është përqendruar në reformat urgjente.
Vërejtje priten sidomos në mosharmonizimin e legjislacionit të vendit me atë të BE-së, megjithëse edhe autoritetet në vend, por edhe ndërkombëtarët, janë të vetëdijshëm se bojkoti i opozitës do të linte gjurmë.
Pritet që raporti të përqendrohet sidomos në reformat në sistemin gjyqësor.
Një ditë pas publikimit të raportit, në Maqedoni pritet të mbërrijnë përfaqësuesit më të lartë të BE-së, Federika Mogerini dhe Johanes Han.
