Maqedoni
Ndërroi jetë gazetari, Mehmet Latifi
04.04.2018 20:03
Pas një sëmundjeje të rëndë e të shkurtër, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm gazetari dhe publicisti, Mehmet Latifi...

Mehmet Latifi u lind në Preshevë në vitin 1949, kurse tërë karrierën e tij gazetareske e ngriti dhe e kaloi në Strugë.
Latifi ishte një nga lidhjet më të forta dhe më direkte të arbëreshëve të Zarës me trungun shqiptar.
Ai vazhdimisht kishte shkruar për komunitetin arbëresh në Zarë të Kroacisë, kurse ishte edhe mik i afërt me albanologun e njohur, Aleksandar Stipçeviq.
Vdekja e tij paraqet humbje të madhe për gazetarinë shqiptare në Maqedoni.
Varrimi i të ndjerit u bë sot pasdite, në varrezat e qytetit të Strugës, ku edhe ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës.
