Botë

Kosovë, Kuvendi debaton për “gylenistët”. Vetëvendosje: Thaçi gënjeu, e dinte për operacionin

04.04.2018 20:27

Kuvendi i Kosovës u mblodh sot në një seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ekstradimit të fshehtë të gjashtë “gylenistëve” drejt Turqisë...

 Deputetët kërkuan të informohen nga qeveria për mënyrën se si u organizua operacioni.

Për Abdullah Hotin e LDK-së operacioni dëmtoi imazhin e Kosovës si një vend i sigurt.

Kreu i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, kërkoi një raport të detajuar për ekstradimin e turqve.

Ndërsa kreun i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, akuzoi presidentin Thaçi se ka gënjyer kur tha se nuk ishte në dijeni për operacionin.

Sipas Konjufcës, Thaçi ka ndërtuar një raport të fshehtë joligjor me homologun turk, Erdogan.