Botë
Vendimi për protestuesit, Basha: prej nesër dalim në protesta
04.04.2018 20:55
Në të njëjtën kohë kur në Gjykatën e Tiranës po iu komunikohej masa e sigurisë të ndaluarve të protestës së Kukësit...

Në të njëjtën kohë kur në Gjykatën e Tiranës po iu komunikohej masa e sigurisë të ndaluarve të protestës së Kukësit, kryeministri Rama deklaroi se qeveria po punon për një zgjidhje përfundimtare për banorët e këtij qarku që preken më shumë nga vendosja e tarifës në “Rrugën e Kombit”.
Por, kjo nuk e ka penguar kreun demokrat, Lulzim Basha, të akuzojë qeverinë se është kthyer në regjim që burgos popullin dhe lë të lirë kriminelët.
Basha akuzoi Ramën se ka përvetësuar shtetin, gjykatat, prokurorinë dhe policinë. Paralajmëroi mbështetjen e PD-së për protestat e nesërme.
