Parashikimi i motit
Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme por i ngrohtë....

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme por i ngrohtë dhe me reshje të vogla lokale të shiut. Pasdite në disa vende reshjet do të jenë të mëdha me bubullima.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare jugore, ndërsa nga fundi i ditës dhe në orët e mbrëmjes do ta ndërrojë drejtimin në veriperëndimor. Reshjet më intensive do të jenë në orët e mbrëmjes.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz nga dy deri nëntë, ndërsa temperatura ditore e ajrit do të lëviz në interval prej 18 deri në 24 shkallë.
Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me shi lokal dhe paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare juglindore e cila nga fundi i ditës dhe në orët e mbrëmjes do ta ndërrojë drejtimin në veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri gjashtë gradë, ndërsa temperatura ditore deri 33 shkallë Celsius.
