Raporti i KE-së më 17 prill, Hahn e Mogherini një ditë më pas në Shkup

05.04.2018 10:47

Reformat nuk bëhen brenda natës, e sigurisht që nuk mund të priten vlerësime të mëdha në raportin e KE-së...

Por reformat nuk bëhen brenda natës, e sigurisht që nuk mund të priten vlerësime të mëdha në raportin e KE-së më 17 prill

Gjithsesi, raporti pritet të jetë i ndarë në dy pjesë, para dhe pas formimit të qeverisë Zaev, kështu që pritet me interes vlerësimi për periudhën në të cilën ekzekutivi i ri është përqëndruar në reformat urgjente. Vërejtje priten sidomos në mos harmonizimin e legjislacionit të vendit me atë të BE-së, megjithëse edhe autoritetet në vend por edhe ndërkombëtarët janë  të vetëdijshëm se bojkoti i opozitës, do të linte gjurmë. Pritet që raporti të përqëndrohet sidomos në reformat në sistemin gjyqësor.

Një ditë pas Publikimit të Raportit, në Maqedoni pritet të mbërrijnë përfaqësuesit më të lartë të BE-së, Federika Mogerini dhe Johanes Han.