12 prilli sjellë takimin e rradhës Dimitrov-Koxias
Të enjten me 12 prill në Ohër do të mbahet takimi i radhës i shefave të diplomacisë maqedonase dhe greke...

Të enjten me 12 prill në Ohër do të mbahet takimi i radhës i shefave të diplomacisë maqedonase dhe greke, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias, sipas informatave të mediave greke.
Siç paralajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Athina, sipas informatave të njëjta ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë do të ketë turne ballkanike. Së pari do ta vizitojë Beogradin, pastaj do të arrijë në Ohër dhe në fund do ta vizitojë Prishtinën.
Ky do të jetë takimi i tretë i Nikolla Dimitrovit dhe Nikos Koxxiasit për më pak se një muaj.
Siç paralajmëroi MIA të shtunën, sipas mediave greke, nëse ka avancim në bisedime atëherë nuk përjashtohet mundësia të ketë takim mes kryeministrave të të dy vendeve.
