MAQEDONI

Objekti i rikonstruuar i Doganës në vendkalimin kufitar "Bogorodica"

23.07.2014 11:00

Vlerësohet se efektet do të jenë të shumëfishta dhe përfshijnë transfer më i sigurtë dhe më i shpejtë i mallrave dhe njerëzve, nxitje të bashkëpunimit bilateral dhe sigurisë së udhëtarëve....

Në vendkalimin kufitar "Bogorodica" sot do të lëshohet në përdorim objekti i rikonstruuar i Drejtorisë Doganore të Maqedonisë, projekt i financuar nga BE-ja.

Në shënimin e përfundimit të punimeve ndërtimore për rikonstruksionin e ndërtesës administrative me objekte shoqëruese do të marrin pjesë ambasadori Aivo Orav, shef i Delegacionit të BE-së, zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski dhe drejtoresha e Drejtorisë Doganore të RM-së, Natasha Radeska Kërstevska.

Rikonstruksioni në vlerë prej 193.000 euro është realizuar në kuadër të Projektit BORDER IN i financuar nga BE-ja, ndërsa një pjesë është nga programi për bashkëpunim ndërkufitar me Greqinë. Qëllimi është ngritja e cilësisë së shërbimeve doganore për qytetarët dhe kompanitë, por edhe të sigurisë në rajonin kufitar.

Vlerësohet se efektet do të jenë të shumëfishta dhe përfshijnë transfer më i sigurtë dhe më i shpejtë i mallrave dhe njerëzve, nxitje të bashkëpunimit bilateral dhe sigurisë së udhëtarëve.

BE-ja e financoi edhe avancimin të edhe dy kapaciteteve të Doganës - vendkalimet kufitare me 1,9 milionë euro dhe Qafëthanë në vlerë prej 1,5 milionë euro.