Maqedoni
Kontesti për emrin, Zaev: Ka lëvizje në negociata
05.04.2018 19:20
Kryeministri Zoran Zaev është shprehur optimist për zgjidhjen e kontestit për emrin...

Në takimin e radhës që pritet të mbahet në Ohër më 12 prill gjërat mund të lëvizin tha Zaev Zaev. Ai beson se më një kujdes të shtuar midis palëve do të gjindet zgjidhje.
“E dinë se çfarë është e mundur dhe çfarë nuk është e mundur. Pra, ka një lëvizje përpara. Shpresoj që ministrat të shihen sërish, ndoshta në Ohër më 11 dhe 12 prill. Nuk e di nëse është konfirmuar, e di që është vetëm një plan, por me siguri do të bëjë një lëvizje të mëtejshme. Ne vazhdojmë më tutje, muajt janë para nesh. Jam i bindur se nëse bëjmë përpjekje, ne të kujdesemi për partnerët tanë nga Greqia, ashtu siç do të merremi vesh të kalojë në institucione. Por ata gjithashtu të kujdesen për ne, siç do të merremi vesh të kalojë në institucione, parasegjithash, para qytetarëve në Greqi dhe Maqedoni. Kjo është mënyra për të zgjidhur problemin dhe besoj se do të gjejmë zgjidhje e cila do ta ruajë dinjitetin dhe identitetin e dy shteteve”, shprehet kryeministri i R.M-së, Zoran Zaev.
Ndërkohë ministri i Jashtëm i Greqisë ka përfunduar takimet me liderët partiak grek, të cilët i njoftuar me rrjedhën e negociatave.
Përgjegjësi për politikë të jashtme të Demokracisë së Re opozitare, Jorgos Kumucakos, deklaroi: “Pas brifingut të zotrit Kocias me opozitën për çështjen e Shkupit, shqetësimet tona intensifikohen. Demokracia e re mbetet fuqishëm në qëndrimin për nevojën e një zgjidhje komplete, gjithpërfshirëse dhe përfundimtare, e cila do t’i përgjigjet tërësisht parakushteve konkrete që i kemi parashtruar që në fillim dhe ndjeshmërisë së arsyetuar të grekëve” ka deklaruar Kumucakos.
NAIM RAMADANI
