Maqedoni

Gjykata e Apelit, konfirmohen masat e Penales për 27 prillin

05.04.2018 20:19

Gjykata e Apelit ka konfirmuar vendimet e Gjykatës Penale për 7 të pandehurit e ngjarjeve të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend...

Sipas këtij vendimi, Abdulfetah Alimi mbetet në paraburgim në Shutkë derisa regjisori, Boris Damovski, mbetet në arrest shtëpiak, ashtu si edhe Goran Angelov nga Shoqata e Velesit “Qoseto” dhe Mlladen Dodevski nga grupi i Aleksandar Vasilevskit – Ninxhas, të cilët mbeten në paraburgim.

Nga arresti shtëpiak në paraburgim u transferuan edhe Mitko Çavkov dhe Jane Çento, për të cilët kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, tha se nuk i kanë respektuar rregullat ligjore.