SHËNDETËSI

Shteti do të mbulojë shpenzimet e varrimit, nëse i ndjeri pranon t’i dhurojë organet

23.07.2014 11:38

Ndihma financiare do të jepet nga Ministria e Shëndetësisë, në nivelin e tre pagave neto mesatare, sipas muajit të fundit, njofton Aktuale.mk.......

Shteti do të mbulojë shpenzimet e varrimit për personin i cili do të pranojë të dhurojë organet e tij, pasi të ndërrojë jetë.

Ndihma financiare do të jepet nga Ministria e Shëndetësisë, në nivelin e tre pagave neto mesatare, sipas muajit të fundit, njofton Aktuale.mk.

Një gjë e tillë parashikohet në shtesat dhe ndryshimet e ligjit për transplantimin e organeve, të cilat duhet të marrin sot miratimin e deputetëve.

Ndihma financiare do t’i ndahet familjes së të ndjerit nga Ministria e Shëndetësisë.

Një masë e tillë ndërmerret në kuadër të përpjekjeve për të rritur numrin e transplantimeve të organeve, nga donatorë të vdekur.