Incident i armatosur në Reçicë të Tetovës: Një i vdekur tre të plagosur
Një i vërarë dhe tre të plagusur njëri prej tyre në gjendje të rëndë për jetën është bilanci i vrasjes që ka ndodhur rreth orës 18 e 20 në Reçicë të vofël të Tetovës...

Personi I vrarë Naip Rexhepit dhe dy të plagosurit S.R. dhe F.M., janë nga qyteti i Kumanovës, ndërsa njëri nga të plagosurit është shtetas I Shqipërisë, që në ato momente ka qenë kalimtar rasti.
Menjëherë të plagosurit janë dërgua në spitalin e Tetovës prej ku njëri prej tyre për shkak të plagëve të rënda është transferuar në Klinikën e Shkupit.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellur deri tek përleshja me pasoj tragjike, përveç asaj se personat e përfshirë në incident kanë qenë në dy vetura të ndryshme, dhe për disa minuta janë dëgjuar krisma armësh.
Policia ka konfirmuar incidentin dhe ka njoftuar për ndalimin e dy personave të dyshuar për sulmin me armë zjarri.
Bëhet fjalë për B.R. nga Kumanova dhe L.B. nga Shqipëria, ndërsa është vënë në kërkim edhe të një veture. Menjëherë pas incidentit forca të mëdha policore kanë rrethuar Reçicën e Vogël dhe po punojnë në kapjen e autorit të vrasjes dhe zbardhjen e plotë të rastit.
Për shkak se incidenti ka ndodhur në Reçicë të vogël ku ndodhet edhe selia e BDI-së nga kjo parti kanë hedhur poshtë çdo lidhshmëri me incidentin në fjalë.
“Bashkimi Demokratik për Integrim edhe sot, sikurse edhe çdo ditë tjetër, ka vazhduar me aktivitetet e saja të zakonshme. Përgënjeshtrojmë çdo informacion lidhur me atë se sot në Bashkimin Demokratik për Integrim ka pasur përleshje apo incident. Ne si subjekt politik nuk kemi dhe nuk mund të kemi përgjegjësi për incidentet eventuale që nuk kanë të bëjnë me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe për Bashkimin Demokratik për Integrim”, thuhet në reagimin e BDI-së.
