Celularët kyç të 27 prillit janë dorëzuar të prishur, çfarë po fshihet?
Një nga celularet kyç nga ku thuhet se janë dhënë urdhërat dhe direktivat për dhunën e 27 prillit....

Një nga celularet kyç nga ku thuhet se janë dhënë urdhërat dhe direktivat për dhunën e 27 prillit është dorëzuar në
Prokurorinë e Përgjithshme në gjende tejet të dëmtuar dhe është vështirë për tiu bërë ekspertiza, ka raportuar TV Telma.
Më vështirë është të verifikohet se a është celulari i njejtë nga ku kishin ardhur thirrjet nga Vjena për të enjten e përgjakshme. Nga kjo telefonat siç thuhet nga Prokuroria, kanë ardhur urdhërat për grupet e maskuara dhe udhëheqësin e tyre Aleksandar Vasilevski – Ninxha për të ndërhyrë në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit.
Në Vjenë atë ditë me Nikolla Gruevskin ka qenë Bllagoja Vasilevski, vëllai i të ashtuquajturit Ninxha, i cili është i punësuar në drejtorinë e gjashtë të MPB-së dhe gjatë vite ka qenë sigurim i ishkryeministrit.
Po ashtu nga burime të prokurorisë thuhet se edhe telefoni i dytë i ish-ministrit të brendshëm Çavkov është dorëzuar në gjendje të dëmtuar.
Prokuroria po bën prova më të detajuara për të nxjerrë fakte për komunikimin në ditën e 27 prillit, për të zbardhur të vërtetën e dhunës së përgjakshme në Kuvend.
